Sport

Rinovimi i kontratës së Jordan: “Kam marrë kërcënime për veten dhe familjen time”…

29 Janar 2022, 11:02 Nga DOSJA

SPANJE – Joan Jordan i rikthehet episodeve të derbit të Andaluzisë, më 15 janar, me rastin e një interviste për median zyrtare të klubit, Sevilla, për rinovimin e kontratës deri në vitin 2027.

Fjalët e para dhe mbresat e lojtarit për derbin andaluz: “Në derbin tim të parë kundër Betisit luajta pak, por isha shumë i lumtur. Ne fituam dhe ishte një ditë shumë e bukur dhe atëherë fillova të kuptoj sa e veçantë ishte ajo ndeshje për qytetin. Ajo ndeshje më dha shumë mbresa edhe pse isha i tronditur që nuk e kisha nisur nga fillimi”.

Më në fund vjen edhe një sqarim. “Deri më tani kam heshtur, nuk kam dashur të flas. Të gjithë kanë shprehur mendimin e tyre, kanë komentuar dhe kanë thënë të tyren. Thjesht i le të gjithë të mendojë çfarë të duan, por do të doja të sqaroja disa aspekte. Dhe e bëj për ta mbyllur përfundimisht. Une kam qene i sulmuar dhe gjynah që këto gjëra ndodhin nëpër stadiume. Jemi kërcënuar familjarish, dhe kjo nuk duhet të ndodhë”.

Mesfushori Joan Jordan i Sevillas është lojtari, i cili u përfshi në atë incident, që çoi në pezullimin e derbit ndaj Betisit, teksa u godit në kokë me një objekt metalik të hedhur nga tifozët kundërshtarë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport derbit të andaluzisë joan jordan la liga për sevillan mesfushori joan jordan i sevillas një i çmendur godet joan jordan në kokë derbit të andaluzisë joan jordan la liga për sevillan mesfushori joan jordan i sevillas një i çmendur godet joan jordan në kokë

Sondazh

Poll