Politike

Bylykbashi: Rama me Gjykatën i dha Bashës një vërtetim me të dhënat e PD së 2017-ës

28 Janar 2022, 21:05 Nga DOSJA
Bylykbashi: Rama me Gjykatën i dha Bashës një vërtetim me

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka akuzuar kryeminstrin Edi Rama se ka ndërhyrë në Gjykatë për të penguar dhe zvarritur procesin e regjistrimit të statutit të 11 dhjetorit. Në një intervistë për A2Cnn, Bylykbashi tha se vula e një individi  nuk mund të ndryshojë votën e 4446 delegatëve të PD-së, që vendosën të shkarkonin Bashën si kryetar të PD-së.

“Ka një pengesë, një zvarritje për ta çuar përtej afateve ligjore të zgjedhjeve vendimmarrjen që për një gjykatë do të ishte e vështirë të vendoste kundër Kuvendit të 11 dhjetorit, që ka marrë vendim për shkarkimin e zotit Basha. Gjykata duhet të bëjë diçka të pamundur për ta rrëzuar këtë. Vetëm vonesa për të nxjerrë jashtë procesit zgjedhor e cila nuk mund të realizohet pa mbështetjen e Edi Ramës, i jep dorë Bashës që të tundë një vërtetim me të dhëna të 2017-2018-ës. Urojmë që gjykata nuk do të hyjë në komplikime që nuk do krijojnë precedentë për më vonë. Vula e një individi nuk ndryshon votën e 4446 delegatëve që vendosën për ta shkarkuar, çekiçi i i një gjyqtari nuk zëvendëson delegatët, as vula e as çekiçi nuk zëvendësojnë delegatët e anëtarët. Janë anëtarët që zgjedhin organet e tyre”, deklaroi ai.

Bylykbashi ka deklaruar se Gjykata është në shkelje të plotë të ligjit, pasi përcaktohet se regjistrimi i partisë bëhet brenda 30 ditëve. Ai tha se vërtetimi nga gjykata që përdori Basha i përket vitit 2017-2018, ku logo është PD-PDSH dhe nuk i korrespondon asaj që ka vendosur Basha në statutin e 17 korrikut, që ishte vetëm PD, por i përket atij që është vendosur më 11 dhjetor 2021.

“Gjykata është tërësisht në shkelje të ligjit. Ligji e përcakton qartë që regjistrimi i partisë bëhet brenda 30 ditësh dhe të njëjtat procedua shërbejnë edhe kur ka ndryshime, janë të gjitha të dhëna të rëndësishme si në regjistrimin e për herë të parë apo ndryshime duhet një afat dhe të gjitha këto i kanë ndodhur PD-së se ka ndryshuar inicialet, ka rikthyer PDSH, që Basha e hoqi më 17 korrik mundet për t’ia dhuruar dikujt tjetër. Në statutin që miratoi është vetëm PD. Vendimi i 11 dhjetorit e rikthen të plotë por ka ndryshuar logo dhe vula. Simbolika është gjithmonë e rëndësishme. Jemi rikthyer te logo e ‘91. Një partie këto të dhëna i duhen për fletën e votimit dhe kapërcimi i afatit që është 16 janari bën të pamundur për ne të çojmë atë që ka vendosur anëtarësia. Me mosveprimet e saj gjykata ka bërë të mundur që vendimet e anëtarësisë të mos bëhen ekzekutive. Vertetimi nga gjykata, Basha e përdori sikur gjykata e kishte pranuar, por duhet të sqarojmë se statuti i korrikut i Bashës atë që ai tund ende, por që është i shfuqizuar nuk ka PD e PDSH, vërtetimi thotë PD-PDSH, që do të thotë se janë të dhëna të statutit 2018 dhe ai është statuti i fundit i regjistruar në shkelje të ligjit nga gjykata. Nuk i korrespondon atij që ka vendosur Basha, por 11 dhjetorit”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha oerd bylykbashi edi rama lulzim basha oerd bylykbashi

Sondazh

Poll