Aktualitet

Reciprociteti për targat, takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, ka zgjidhje

29 Janar 2022, 07:45 Nga DOSJA
Reciprociteti për targat, takohen delegacionet e Kosovës dhe

BRUKSEL– Grupet e Punës të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për targat janë takuar sërish në Bruksel për të gjetur një zgjidhje të mundshme. Lajmi është konfirmuar nga i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ka shkruar në rrjetet sociale se diskutimet sollën më shumë qartësi lidhur me zgjedhjen e përhershme.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur në Bruksel për takimin e katërt të Grupit Punues për targat. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët që të vazhdojnë të punojnë për opsionet e mundshme deri në përfundim të afatit”, shkroi Lajçak në rrjetin e tij social. 

Çështja e reciproritetit të targave rriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar, duke rrezikuar përplasje në Veri të Kosovës. Prishtina zyrtare vendosi për reciprocitet, ndërkohë që vendimi nuk u prit mirë nga ana e Serbisë. Megjithatë pas disa negociatave e takimeve në drejtimin e zyrtarëve të huaj, dy vendet ranë dakord që të aplikohen ngjitëset deri në zgjidhjen e plotë të çështjes.

Marrëveshja e arritur në Bruksel e ka zhbllokuar situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve. Në marrëveshjen me afat gjashtëmujore, për të cilën u ra dakord nga kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, 21 tetori është përcaktuar si një datë ku do të fillonte puna për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për çështjen e njohjes së targave të automjeteve. Grupi i punës synon të gjejë një zgjidhje të përhershme dhe pritet të takohet rregullisht.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni arrihet marreveshja per targat kosove miroslav lajčák reciprociteti per targat serbi arrihet marreveshja per targat kosove miroslav lajčák reciprociteti per targat serbi

Sondazh

Poll