Aktualitet

Vrasja e Bledar Muçës, Artan Hoxha niset drejt vendit të krimit

28 Janar 2022, 22:25 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha është nisur drejt Anverse, Belgjikë. Vetëm pak ditë pasi një atentat i realizuar në këtë zonë i mori jetën krahut të djathtë të fisit Çapja, Bledar Muça, Hoxha ka mbërritur në vendin e krimit.

Ai ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale për ta dokumentuar këtë udhëtim.

A do të zbardhen detaje nga vrasja e Muçës pas këtij udhëtimi?

Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisi Çapja në Elbasan u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e 22 janarit në Belgjikë, Anverse. Ai ishte me nënshtetësi britanike, por dispononte edhe një pasaportë bullgare, kështu që identifikimi i Muçës u bë përmes shenjave të gishtërinjve. Policia dhe Prokuroria belge kanë mundur të krijojnë një identikit të përafërt për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës, mirëpo nuk është dhënë një informacion më i hollësishëm për të. Pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha bledar muca ekzekutohet bledar muca artan hoxha bledar muca ekzekutohet bledar muca

Sondazh

Poll