Aktualitet

HISTORIA: E harruar në acar, si ndërroi jetë Liljana Sema, vetëm qeni i ishte pranë

29 Janar 2022, 07:12 Nga DOSJA
HISTORIA: E harruar në acar, si ndërroi jetë Liljana Sema,

FIER– Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në Fier, ku një grua e moshuar u gjet e ngrirë së ftohti në banesën e saj.  Liljana Sema, 67 vjeç ndërroi jetë e ngrirë nga i ftohti dhe u gjet e vdekur në kasolle nga vëllai i saj, pak ditë pasi OSHEE i preu dritat, për arsye se ajo nuk kishte mundësi t’i paguante. E kur në ditët më të ftohta të vitit ku temperaturat shënuan rekorde.

E moshuara, e cila për të mbajtur frymën gjallë mblidhte kanaçe, mesa duket nga i ftohti nuk kishte mundur që të siguronte të holla të mjaftueshme edhe për të paguar dritat. Ndërkohë që ndihma sociale e shumëtrumpetuar nga qeveria Rama për dyfishimin e saj, jo vetëm që nuk i shkoi kurrë në shtëpi, por edhe ajo që kishte iu hoq. Arsyet janë ende të paqarta.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ndoshta punonjësve të shërbimit social, kasollja e Semës i është dukur mjaftueshëm luksoze që ajo të përfitonte nga shteti. Rasti i të moshuarës ka shkakuar një valë të gjerë reagimesh publike kundër politikave që ndjek kjo qeveri për të gjithë ata që kanë nevojë, e arftësinë e paparë për të bërë të dy sytë qorr përballë një skamjeje të tillë. Shumë qytetarë e shumë personazhe publikë kanë ndarë qëndrimin e tyre lidhur me ngjarjen e rëndë, duke treguar e publikuar pamje të të ndjerës, duke e ndihmuar.

“Kur përpiqem të kuptoj origjinën e bindjeve të mia të majta, më shkon mendja herët, dikur në shkollën 8-vjeçare, kur programi i letërsisë përfshinte një pjesëz nga Nonda Bulka, shkrimtar i viteve ’30 të shekullit të shkuar. Gjithkush që e ka lexuar nuk mund të harrojë fjalët e para.  Sot, pas lajmit të vdekjes nga uria dhe i ftohti të “mëmës” 67-vjeçare Liljana Sema, e rilexova. Sa aktuale, drithëruese dhe revoltuese mbetet 100 vjet më pas!,”-kështu shkruan lidhur me ngjarjen pedagogu Arlind Qori.

Ndërsa një valë reagimesh në rrjet ka bërë edhe këngëtarja Besa Kokëdhima. Kjo e fundit ka parë nga e gjithë historia një detaj që i ka shpëtuar shumë personave. Në shtratin e vdekjes, e moshuara kishte pranë vetes vetëm qenin e saj.

“Vdiq e vetme në të ftohtë. E braktisur nga të gjithë. Familja, shteti. Vetëm qeni i qëndroi besnik. Qeni që trajtohet aq barbarisht në këtë vend! Harram! Të njohur të zonjës, vullnetarë të Fierit, ma gjeni këtë qen që sot ka mbetur fillikat pa njeriun që deshi aq shumë, e që në skamjen e saj e gjente një krothë për të!,”-shkruan ajo. Ndërsa më pas tregon se qeni ishte adoptuar tashmë nga një aktiviste. Ndërkohë që shteti hesht, e mjaftohen me deklarata të tipit ‘nuk e pagoi energjinë prandaj i premë dritat’. Ato paratë që merren kredi e borxh ku shkojnë, për çfarë përdoren?

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier liljana sema fier liljana sema

Sondazh

Poll