Aktualitet

Mori diplomën, por jo listën e notave që i duhet për të siguruar vendin e punës

28 Janar 2022, 21:38 Nga DOSJA
Mori diplomën, por jo listën e notave që i duhet për të

DURRËS- Një ish-studente e fakultetit të degës mami në Universitetin “Aleksandër Moisiu” tregon në emisionin “Stop” se ka përfunduar studimet në vitin 2019 dhe ka marrë kartonin e diplomës. Por ajo thotë, se nuk ka mundur të marrë listën e notave që i duhet për të bërë licensimin, në mënyrë që të nisë punë.

Gazetarja: Na shpjego çfarë po ndodh?

Denoncuesja: Kam që në vitin 2019 që kam mbaruar studimet Bachelor-Mami. Pas një viti më doli kartoni i diplomës dhe deri tani nuk më ka dalë lista e notave. Shkoj pothuajse çdo muaj për të pyetur a ka dalë apo jo, por nuk më japin shpjegim.

Gazetarja: Për çfarë të duhet apo për çfarë të penalizon mosmarrja e listës së notave?

Denoncuesja: Shumë dokumente të tjera, ose fillimin e praktikës e kam çuar me një verifikim të thjeshtë. Tani më duhet për licencën.

Gazetarja: Që pastaj të hysh në portal dhe të sigurosh një vend pune apo jo?

Denoncuesja: Po, po, më duhet. Jam pa rrugëzgjidhje. Unë nuk zgjidh dot asgjë, prandaj dhe ju drejtova juve.

Denoncuesja thotë se është paraqitur disa herë në sekretarinë e fakultetit, por nuk ka mundur të zgjidhë problemin e saj. Sekretarja i thotë se lista e notave nuk ka dalë akoma.

Sekretarja: Universiteti…

Denoncuesja: Mami.

Sekretarja: Jo, nuk të ka dalë akoma.

Denoncuesja: Si ka mundësi? Diplomën, kartonin kam mbi një vit që e kam marrë. Tani iu ka dalë të gjithë të tjerëve që e kanë mbaruar me mua.

Sekretarja: Ke pasur numër matrikulli?

Denoncuesja: Po, të gjitha.

Sekretarja: Të lutem do të vish pasnesër te kryesekretaria.

Denoncuesja: Okej.

Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, studentja brenda 24 orësh arrin të marrë në dorë dokumentin e shumëpritur.

Gazetarja: Në lidhje me këtë rast, emisioni “Stop” pati kontakt me rektoratin e këtij univeristeti, ku u pretendua se vonesat kanë ardhur për shkak të pandemisë, por dhe nga ana tjetër sepse studentja nuk ka bërë asnjëherë kërkesë për të tërhequr listën e notave. Lajmi i mirë është që në kohë rekord lista e notave do t’I jepet studentes dhe pikërisht në këto momente, vajza po tërheq listën e notave nga universiteti.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres universitetin “aleksandër moisiu" durres universitetin “aleksandër moisiu"

Sondazh

Poll