Aktualitet

Me SHBA, BE, Kinën apo Rusinë? Shqiptarët çudisin me përgjigjet,’krisja’ me Amerikën

29 Janar 2022, 06:46 Nga DOSJA
Me SHBA, BE, Kinën apo Rusinë? Shqiptarët çudisin me

TIRANË– “Gallup” ka publikuar një sondazh lidhur me politikën e jashtme dhe marrëdhënien me aleatët. Në sondazhin e zhvilluar janë ngritur pyetje lidhur me stabilitetin që ofrojnë “superfuqitë” në Shqipëri dhe jo vetëm, ndërkohë që qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me lëvizjet më të fundit që kanë shkaktuar dhe jo pak përplasje. Në pyetjet e bëra, bie në sy fakti që shqiptarët kanë qenë gjithmonë më shumë se 70% pro çdo pyetje si për Amerikën, si për Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Europian.

72% e shqiptarëve mendojnë se Amerika po ndjek politika stabilizuese për botë, ndërsa më shumë i besojnë Rusisë. Me 86%, shqiptarët mendojnë se është Vladimir Putin personi që mendon për paqen në botë. 79% e shqiptarëve kanë qenë dakort që edhe politikat e Kinës, sjellin stabilitet, ndërsa 82% janë shprehur pro Bashkimit Europian.

Të gjitha këto të dhëna tregojnë që Amerika ka marrë përqindjen më të vogël, por nuk dihen faktorët që kanë ndikuar në këtë rënie të përqindjes ose “pëlqyeshmërisë” ndaj aleatit strategjik të vendit tonë. Gjithashtu vlen për t’u përmendur edhe fakti që shqiptarët, të paktën 501 që janë marrë për sondazh, janë shprehur pro të gjithëve.

* Gallup, Inc. është një kompani analitike dhe këshilluese amerikane me bazë në Uashington, D.C. E themeluar nga George Gallup në vitin 1935, kompania u bë e njohur për sondazhet e saj të opinionit publik të kryera në mbarë botën. Duke filluar nga vitet 1980, Gallup u fokusua në ofrimin e analitikës dhe këshillimit të menaxhimit për organizatat në mbarë botën.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore shba shqiperi sondazhi gallup shba shqiperi sondazhi gallup

Sondazh

Poll