Aktualitet

U kapën duke prerë pyje, procedohen penalisht dy persona në Durrës

28 Janar 2022, 21:47 Nga DOSJA
U kapën duke prerë pyje, procedohen penalisht dy persona në

DURRËS- Dy persona janë proceduar personalisht në Durrës, pasi akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve. Mësohet se një 53-vjeçar me iniciale A.Z si dhe një 32-vjeçar me iniciale G.V janë kapur në flagrancë në Kepin e Rodonit, duke transportuar lëndë drusore në automjet.

Njoftimi i Policisë:

A. Z., 53 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, i cili dispononte një motosharrë për prerje të pemëve dhe një automjet për transportin e tyre. G. V., 32 vjeç, banues në Ndraç, Durrës, i cili u kap në flagrancë në Kepin e Rodonit, duke transportuar lëndë drusore me automjet. Edhe këtij shtetasi iu gjet një motosharrë me të cilën kishte prerë në mënyrë të paligjshme, pemë në Kepin e Rodonit. Këta shtetas u proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i dy motosharrave, dy automjeteve, dhe dy metër kub lëndë drusore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres procedohen penalisht dy persona durres procedohen penalisht dy persona

Sondazh

Poll