Politike

Manja zyrtarizon kandidatin e Dibrës: Rrahim Spahiu, menaxher e njeri me vizion

28 Janar 2022, 18:06 Nga DOSJA
Manja zyrtarizon kandidatin e Dibrës: Rrahim Spahiu, menaxher e njeri me

TIRANË– Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës ka zyrtarizuar kandidatin e PS-së për këtë Bashki. Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Ulsi Manja tha se kanë përgjedhur Rrahim Spahiun për këtë garë, një emër jashtë radhës së politikës.

“Si Drejtues Politik i Qarkut të Dibrës jam këtu për të komunikuar kandidatin, që do të garojë për zgjedhjet e 6 marsit me siglën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Dibrës. Kryesia e Partisë Socialiste mori në analizë kandidaturat e propozuara nga unë si Drejtues Politik i Qarkut Dibër, pas konsultimeve të zhvilluara. U konkludua që kandidati për të garuar nën siglën e Partisë Socialiste, do të jetë Rrahim Spahiu, i moshës 55-vjeç, me një karrierë shumë të gjatë në administratën publike dhe sistemin bankar. Është një njeri me vizion. Dibra ka një shans, do të ketë në krye të Bashkisë një menaxher, për të cilin jam i bindur, që së bashku do të bëjmë punë shumë të mira për Dibrën.

Pyetje: Keni zgjedhur një person jashtë politikës! Përse?

Përgjigje: Është një person me një karrierë të gjatë në administratën publike dhe sistemin bankar, ua thashë. Ka ruajtur të gjitha lidhjet dhe kontaktet me Dibrën, është qytetar i Dibrës. Këtë radhë qytetarëve të Dibrës i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale; është financer me profesion. Unë jam i bindur që do të bëjmë punë të mira pas fitores së 6 Marsit ,” tha Manja.

LAJM KRYESOR:PS zyrtarizon kandidatët për 6 marsin, mungon Lushnja. Emrat e mundshëm nga PD

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ulsi manja zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ulsi manja zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll