Protesta/ Blindohet Kryeministria, ministritë vendosin tela. Bllokohen rrugët. Berisha: Kemi skenar!
Protesta e PD-së “paralizon” rrugët në Tiranë, kryeministria “blindohet” me veshje prej çelik...
Protesta e PD-së “paralizon” rrugët në Tiranë, kryeministria “blindohet” me veshje prej çelik...
Debati në Kuvend/ Spiropali: Shko në protestë shko. Tabaku: Çfarë bëj unë e di vetë 7 Korrik, 11:54 ...
Pamje nga protesta në Shkup Protesta në Shkup/ Mickoski publikon foton e një personi me armë: Ka dashur të më...
Zjarri në Krastë, Ministri i Mbrojtjes: Vatër serioze! Kanë shkuar 60 forca, po punohet për shuarjen 6 Korrik, 21:44 ...
TIRANË– Partia Socialiste ka zyrtarizur sot pesë nga gjashtë kandidatët që do të garojnë për gjashtë bashkitë e vendit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Gjithçka u konkretizua në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste që u zhvillua në selinë rozë. Mbledhja nisi në orën 17:30 dhe dy orë më pas, drejtuesit politikë që qarqeve deklaruan emrat e përgjedhur. E vetmja bashki që nuk është konkretizuar ende është ajo e Lushnjes, pasi siç duket për kandidatin e kësaj bashkie, socialistët kanë pasur përplasje. Ishte Taulant Balla, drejtuesi politik i qarkut Fier ai që tha se ka kërkuar një anketim publik për të zgjedhur kandidatin për Bashkinë Lushnje. Para kamerave, Balla tha se ka pasur shumë kandidatë dhe duke pasur parasysh problematikat në këtë bashki, referuar arrestimit të ish-kryebashkiakut Fatos Tushe, emri s’është zgjedhur ende. Gjithsesi, afat për publikimin e kësaj candidature, Balla vendosi ditën e martë, 1 shkurt.
Emri i parë që u zyrtarizua ishte ai i Emirjana Sakos. Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se Sako, kryetarja e komanduar për Bashkinë e Durrrësit do të jetë kandidatja e PD-së për 6 marsin. Sako u komandua në krye të Durrësit pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Shkodrën e konfirmoi Edona Bilali. Menjeherë pas Gjiknurit, Bilali tha se Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut, do të jetë emri që do të garojë për këtë bashki. Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit.
Për Bashkinë Dibër është propozuar emri i Rrahim Spahiut, jashtë radhëve të politikës. Ishte Ulsi Manja, ai që tha se Spahiu, 55 vjeç një menaxher, njeri me vizion e me karrierë të gjatë në administratën publike e atë bankare do të garojë për Bashkinë e Dibrës. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi ish-kryebashkiaku Dionis Imeraj dha dorëheqjen për tu bërë deputet. Në vendin e tij u komandua Shkëlqim Murrja. Edhe Rrogozhina, njësoj si Durrësi, vjen pa supriza. Edison Memolla, i komanduari në krye të kësaj bashkie pasi Haxhi Memolla ndërroi jetë do të jetë përfaqësuesi i PS-së, deklaroi drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit dha edhe emrin e kandidatit për bashkinë e Vorës që do të jetë psikologu Blerim Shera.
Nga ana tjetër, sot Partia “Fryma e Re Demokratike” e Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit. Ende nuk dihet nëse LSI do të dalë me kandidatë më vete, apo do të krijojë koalicion. Pritet që në këtë proces të bashkohet edhe Komisioni i Rithemelimit në PD, i cili do t’i përzgjedhë kandidatët e vet nëpërmjet primareve. Partia Demokratike është regjistruar gjithashtu, por ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat. Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë vendit do të nisë më 19 shkurt. Ky ishte vendimi që u miratua ditë më parë pas propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Kandidatët do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre.
Emrat që përfliten për PD e Komisionin e Rithemelimit të PD
Një prej të propozuarve për të kandiduar si kryetar bashkie në Shkodër nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, Ardit Qylybyli është tërhequr nga gara. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se ka zgjedhur që mos të marrë pjesë në garën primare të djelën. Për Bashkinë Lushnje nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti. Në të njëjtën zonë, Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka nxjerrë si kandidat Ardian Mukën. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zyrtarizuar katër kandidatët për kryetar bashkie në Lushnje. Ka qenë Klevis Balliu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD ai që ka shpallur emrat, pasi anëtarësia e PD në Lushnje do të votojë të dielën për primaret, ku do të zgjidhet kandidati për kryetar bashkie. Ata janë: Arben Zajmi, Jurist-Ekonomist; Elton Bano, Jurist; Eurion Iliazi, Mësues; Indrit Qerimi, Mësues.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Kandidat për primaret, tërhiqet nga gara për kryebashiak të Shkodrës Ardit Qylybyli
Balla s’jep emër për Lushnjen: Jua them të martën, ka shumë kandidatë
Veliaj: Mbështesim Memollën në Rrogozhinë, Vorën ia besuam psikologut
Manja zyrtarizon kandidatin e Dibrës: Rrahim Spahiu, menaxher e njeri me vizion
ZYRTARE/ Majlinda Angoni, kandidatja e PS-së për Bashkinë e Shkodrës
Përfundon mbledhja e kryesisë së PS, Gjiknuri: Në Durrës, kandidate Sako
Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, FRD dërgon shkresë për regjistrim në KQZ
Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, LSI dërgon në KQZ shkresën për regjistrim
(a.b;f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Dy grupe kriminale janë shkatërruar në Itali. Larena shkruan se gjatë një hetimi të policisë italiane dy grupe kriminale të drejtuara nga shqiptarët janë...
TIRANË– Komisioni për Çështjet Ligjore është mbledhur sot në një seancë dëgjimore me banorët e “5 Majit” pas protestave e prishjes së qondra s...
LEZHË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku një motor ëstë përplasur me një makinë. Mësohet se nga përplasja i lënduar ka mbetur drejtuesi...
TIRANË– Pesw persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e infektimit me Covid-19. Konkretisht, tre qytetarë nga Tirana të moshave...
TIRANË – Banori i lagjes “5 maj” në kryeqytet Elson Marku u shpreh në Komisionin e Ligjeve lidhur me shembjen e banesave nga Inspektoriat...
SHKODËR – Gjyqtarët dhe avokatët në Shkodër kanë protestuar me një slogan ngjitur në godinën e Gjykatës së Apelit në Shkodër. Në xhamin e derës së kë...
TIRANË- Prej 4 ditësh, me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me aeroportin e R...
TIRANË – Banori i lagjes “5 maj” Elson Marku pyeti anëtarët e Komisionit të Ligjeve nëse ai dhe qytetarët e tjerë, të cilëve u janë shemb...
TIRANË – Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ishin të pranishëm dhe disa prej banorëve të lagjes “5 maj”, të cilëve iu shemb ba...
TIRANË – Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kërkuan që të shtyhej seanca për një datë për të pritur kryebashkiakun e Tiranës, Er...