Sport

Hasanbelliu: “I tronditur për ngjarjen në shtëpinë e presidentit Duka”

28 Janar 2022, 17:16 Nga DOSJA

DURRES – Ngjarja e vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e presidentit të FSHF-s Armand Duka ka shokuar mbarë opinionin oombëtarë e ndërkombëtarë.

Në lidhje me të ka reaguar këtë herë presidenti i klubit të Teutës, Edmond Hasanbelliu në faqen zyrtare të klubit durrsak.

Reagmi i plotë i presidentit të Teutës

KF TEUTA dhe presidenti Hasanbelliu denojne me force aktin e shperthimit me tritol ne banesen e Presidentit Duka

KF Teuta dhe veçanërisht presidenti Edmond Hasanbelli ndihen tejet te tronditur nga shpërthimi me eksploziv në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka. Vete presidenti ben apel qe incidente te tilla jane ekstremisht te denueshme dhe kerkojne zbardhjen e menjehereshme nga organet ligjzbatuese.  “Solidarizohem në këtë moment të vështirë me Presidentin Duka dhe me familjen e tij. Uroj dhe shpresoj shume që një ngjarje kaq e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe autorët të vihen para drejtësisë. Gjithashtu edhe politika duhet te distancohet nga fenomene te tilla qe baltosin imazhin e Shqiperise. Shpresoj shumë që kjo ngjarje të mos ketë lidhje kurrsesi me ndërhyrjet e politikës në futboll, te cilat jane thellesisht evidente ditet e fundit.Politika duhet të qëndrojë larg çështjeve që i takojnë komunitetit të futbollit, i cili duhet  të vendosë në mënyrë të pavarur per zhvillimin e futbollit ne vend”,- perfundon mesazhin e tij solidarizues presidenti i KF TEUTA.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #hasanbelliu duka fshf teuta zgjedhjet #hasanbelliu duka fshf teuta zgjedhjet

Sondazh

Poll