Sport

De Biasi: Politika të qëndrojë e distancuar, pas eksplozivit mora Dukën në telefon

28 Janar 2022, 16:24 Nga DOSJA

TIRANE – Trajneri më i suksesshëm i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka dhënë një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News ditën e sotme.

Lidhur me përplasjet e fundit në vend për presidencën e Federatës Shqiptare të Futbollit, De Biasi tha se politika duhet të qëndrojë e distancuar nga sporti.

Ai gjithashtu tregoi se e telefonoi menjëherë Armand Dukën, pas sulmit me eksploziv që u bë në derën e banesës së tij.

“Gjithmonë kemi kaluar shumë mirë, me shumë miqësi, jam shumë i nderuar që kam qenë pjesë e atij sistemi. I kam dërguar një mesazh presidentit Armand Duka, pasi i vunë eksploziv, është diçka që nuk e besoj dot, është çmenduri, nuk e di si mund të ndodhë diçka e tillë.

Është bërë diçka ndaj një personi që unë besoj se ka bërë shumë për futbollin në Shqipëri. Askush në futbollin shqiptar nuk ka arritur aq shumë, në nivele të tilla që të jetë pjesë e bordit drejtues të UEFA-s. Kjo është e rëndësishme për të gjithë futbollin në Shqipëri,”- tha De Biasi.

Si funksionon në vende të tjera

“Futbolli është i pavarur dhe politika duhet të jetë e distancuar nga sporti. Kjo nuk ndodh në vende të tjera. Unë e kuptoj se të gjithë duan të afrohen pranë Federatës se ka marrëdhënie të rëndësishme kombëtare, ka gjëra që bëhen me shumë para,”- tha ish- trajneri i kombëtares së Shqipërisë.

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e federates asambleja e jashtezakonshme e fshf de biasi gianni de biasi presidencën e federatës shqiptare të futbollit presidenti duka top news asambleja e federates asambleja e jashtezakonshme e fshf de biasi gianni de biasi presidencën e federatës shqiptare të futbollit presidenti duka top news

Sondazh

Poll