Sport

Champions League: UEFA dënon me dy ndeshje mesfushorin Barella, humb Liverpoolin…

28 Janar 2022, 15:36 Nga DOSJA
Champions League: UEFA dënon me dy ndeshje mesfushorin Barella, humb

ITALI – Nicolo Barella do të mungojë në dy ndeshjet e fazes së 1/16-tave të Champions League të Interit kundër Liverpoolit, pas përjashtimit të tij kundër Real Madridit.

Komiteti i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s u mblodh të martën e kaluar për të vlerësuar rastin e mesfushorit zikaltër (karton i kuq i marrë për faullin ndaj Eder Militaos) dhe në bazë të asaj që përmban raporti i gjyqtari Felix Brych, ka vendosur ta ndëshkojë lojtarin e Interit për dy ndeshje.

Skualifikimi i është komunikuar sot klubit, i cili ka vendosur të mos apelojë.

Kësisoj, Barella do të ulet në tribuna më 16 shkurt (në “San Siro”) dhe 9 mars (kthimi në “Anfield”), me trajnerin Simone Inzaghi, të detyruar të heqë dorë nga mesfushori i tij “më anglez” në sfidat kundër “Reds”.

Një udhëkryq shumë i ndërlikuar për Interin, tashmë edhe më i ndërlikuar për shkak të mungesës së numrit 23 të zikaltërve, që e paguan shtrenjtë reagimin në “Bernabeu”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league europa league dëmtim i pësuar në ndeshjen kundër interit krahas shortit për në 1/16-tat e champions league dhe europa laugue nicolo barella do të mungojë në dy ndeshjet champions league europa league dëmtim i pësuar në ndeshjen kundër interit krahas shortit për në 1/16-tat e champions league dhe europa laugue nicolo barella do të mungojë në dy ndeshjet

Sondazh

Poll