Sport

Agjenti i Moratës, te Atletico Madrid për të zhbllokuar transferimin drejt Barçës…

28 Janar 2022, 16:02 Nga DOSJA
Agjenti i Moratës, te Atletico Madrid për të zhbllokuar

SPANJE – Ardhja e Dusan Vlahovic te Juvja nuk i hap dyert Alvaro Moratas. Trajneri i Juventusit, Max Allegri, e vlerëson sulmuesin spanjoll dhe madje së fundmi e ka lavdëruar publikisht, duke e mbrojtur nga kritikat: “Ai është një lojtar i rëndësishëm”.

Allegri dëshiron ta mbajë atë deri në fund të sezonit, për të pasur më shumë alternativa në sulm. Por Barcelona e ka thirrur sulmuesin dhe vazhdon ta bëjë këtë: Xavi e dëshiron Moratan dhe nuk dorëzohet.

Alvaro, nga ana e tij, do të rikthehej me kënaqësi në Spanjë, duke e ditur mirë se në fund të sezonit, Juventusi nuk do t’i paguajë 35 milionë euro Atletico Madridit për blerjen e tij në fund të huazimit dyvjeçar.

Të mërkurën, lojtari u takua në Madrid me agjentin e tij Juanma Lopez, i cili sot, siç raporton gazeta katalanase ‘Sport’ në versionin online, shkoi në selinë e Atletico Madrid për të tentuar të zhbllokojë kalimin e klientit të tij për te “blaugrana”.

Barcelona do të merrte Moratan për gjashtë muaj, duke i paguar klubit të Juventusit gjysmën e 10 milionëve të paguara tashmë për Atletico Madrid, i cili është pronar i kartonit të sulmuesit. Por tani janë Colchoneros ata që po bëjnë një mur, duke mos pasur ndërmend të përforcojnë një rival të drejtpërdrejtë për hyrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Përveç kësaj, Simeone tashmë e di se sulmuesi Suarez është i destinuar të largohet në fund të sezonit dhe Morata mund të kthehet direkt nga Juve, e cila nuk ka ndërmend të ushtrojë opsionin e blerjes prej 35 milionësh. Pa harruar se Barcelona ende duhet të merret me Dembélé, i cili nuk dëshiron të largohet nga Katalonja, çka bllokon edhe ardhjen e Moratas.

Por tashmë, siç raporton ‘Sport’, është vetë spanjolli ai që po shtyn të largohet nga Juventusi: prandaj edhe misioni i agjentit te Atletico është për ta bindur që të japë dritën jeshile për transferimin e tij në “Camp Nou”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alvaro moratas alvaro moratas të juventusit ankth te barcelona dusan vlahovic te juvja dybalan është barcelona e cila max allegri trajneri i juventusit alvaro moratas alvaro moratas të juventusit ankth te barcelona dusan vlahovic te juvja dybalan është barcelona e cila max allegri trajneri i juventusit

Sondazh

Poll