Sport

Agolli i kujton Veliajt: Ke harruar që për 35 minuta lavdërove Dukën pas Euro2016

28 Janar 2022, 17:48 Nga DOSJA

TIRANË – Ish-kapitenin e ekipit Kombëtar, Ansi Agolli, ka reaguar për ndërhyrjen  e Erion Veliajt në zgjedhjet e kreut të FSHF që do të zhvillohen më 2 mars.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Agolli tha se situata e krijuar i duket joreale, ndërsa shton se është shumë e rrezikshme për futbollin.

Ansi Agolli: Ka kohë që politika tenton të përfshihet në sport. Edhe në zgjedhjet e shkuara ka qenë e njëjta gjë, por në krahasim me këtë herë ka marrë  në dimension tjetër, një dimension mjaft të rrezikshëm. E ka kaluar linjën e kuqe. Ofendohen ish-futbollistë, ish-trajera, ka presione. Më duket situatë jo reale. Është një gjë shumë e rrezikshme për sportin. 

Ndër të tjera ai kujtoi dhe rastin kur ekipi i Kombëtares u kthye në Tiranë pas ndeshjes me Rumaninë. Ish kapiteni tha se asokohe sapo erdhën në Shqipëri ndalesën e parë e bën të Bashkia e Tiranës, ku Erion Veliaj, 35 minuta foli me fjalë të mëdha për sukseset e kreut të FSHF Armand Duka.

Ansi Agolli: Kur kam dëgjuar kryebashkiakun, mu kujtua që pas ndeshjes me Rumaninë në Euro2016, ndalesa jonë e parë kur u kthyem në Tiranë,  ishte te Bashkia. U shtrua një tapetë i kuq. Veliaj mbajti një fjalim 45 minuta. 35 minuta ishin arritjet e FSHF me në krye Dukën dhe 10 minuta u fol për skuadrën. Është i njëjti njeri që para pak kohësh e çoni Dukën në Jupiter. Fliste me fjalë magjike. 

Përse ka ndodhur kjo metamorfozë, ju keni qenë pjesë e pritjeve të mëdha. Vërtetë  politika mendon se futbolli në vitet e fundit apo është dëshira për ta marrë?

Ansi AgolliE tha vetë. Kjo gjë është politike, nuk di se çfarë të shtojë unë. 

FSHF publikoi audiopërgjimin ku Veliaj kërcënonte si dhe shantazhonte institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës që do mbaheshin pasditen e 24 janarit. Një ditë më pas më 25 janar, në shtëpinë e kreut të FSHF u vendos një sasi tritoli, ku për fat të mirë pati vetëm dëme materiale.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #ansiagolli #armandduka #bashkiatirane #erjonveliaj fshf kombetarja kuqezi #ansiagolli #armandduka #bashkiatirane #erjonveliaj fshf kombetarja kuqezi

Sondazh

Poll