Sport

60 mijë euro për 3 minuta, ja dhurata unike që CR7 i bëri Georgina-s për ditëlindje

28 Janar 2022, 18:37 Nga DOSJA
60 mijë euro për 3 minuta, ja dhurata unike që CR7 i bëri

DUBAI-Ditëlindja përrallore në Dubai për Georgina Rodriguez. 28-vjeçarja është surprizuar nga loja e dritave dhe fotografive që Cristiano Ronaldo I ka dedikuar në ndërtesën më të lartë të botës, Burj Khalifa. Një gjest romantik 60 mijë euro për tre minuta spektakël.

Një ditë e veçantë e kaluar mes plazhit dhe qiellgërvishtësve me gjithë familjen, por e gjitha e dedikuar për partneren e kampionit portugez. Duke postuar foto nga Georgina shkruan kështu në rrjetet sociale: “Kështu përfundon kjo ditë emocionuese.

Nuk i gjej fjalët. Faleminderit Cristiano, nuk mund të më bësh më të lumtur çdo ditë. Faleminderit Dubai që na trajton gjithmonë kaq mirë dhe na bën të ndihemi si në shtëpinë time. Faleminderit të gjithëve që punuan për ta bërë këtë ditë kaq të veçantë.”

 

 

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo georgina rodriguez cristiano ronaldo georgina rodriguez

Sondazh

Poll