Aktualitet

Ligjet/ Banorët e 5 Majit: Qato tha, merrni lesht, pa firmë shemba gjysmën e Tiranës

28 Janar 2022, 16:02 Nga DOSJA
Ligjet/ Banorët e 5 Majit: Qato tha, merrni lesht, pa firmë shemba

TIRANË– Komisioni për Çështjet Ligjore është mbledhur sot në një seancë dëgjimore me banorët e “5 Majit” pas protestave e prishjes së qondra shtëpive të kësaj zone. I pranishëm është kërkuar që të jetë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka dërguar vetëm një letër. Në letër, ai shpjegonte Veliaj procesin e shembjes së banesave dhe dëmshpërblimit të qytetarëve, por mosprezenca e tij shkaktoi pakënaqësi në sallë. Deputetja Dhurata Çupi e Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj kërkuan shtyrjen e mbledhjes deri në ardhjen e kryebashkiakut. Megjithatë kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka tha se argumentimi me shkrim i Veliaj është sipas ligjit e nuk ka arsye përse të ndërpritet seanca.

I pranishëm në këtë seancë dëgjimore ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano. Ky i fundit tha se policia ka ndërhyrë në prishjen e banesave tek zona e 5 majit pasi i është dërguar një shkresë nga ana e Bashkisë Tiranë. Sipas Nanos, në momentin që qytetarët nuk linin punonjësit e IMT-së të vijonin me shembjen e ndërtesave, policia ka ndërhyrë. Raportimi i Nanos ngriti disa pyetje, por Drejtori i Policisë së Shtetit u largua menjëherë, pavarësisht se deputetët i kërkuar që të qëndronte.

E pranishme në seancë ishte edhe Liza Marku, nëna që u tërhoq zvarrë nga policia pasi nuk donte të dilte nga shtëpia e saj në lagjen “5 Maji”. Ajo tha se efektivët u sollën me të si të ishin xhandarët e Zogut , nuk e lanë as të hynte në banesë  për të marrë ilaçet e rrobat apo para për të blerë gjërat e saj të nevojshme. Nënë Liza u përplas dhe me Bushkën e madje i tha kësaj të fundit që të kishte durim ta dëgjonte pasi me tone të larta nuk e trembte. Ajo ftoi edhe kryebashkiakun Veliaj që të përballej me banorët pasi nuk kanë firmosur asnjë kontratë me askënd. Elson Marku, i cilësuar si kriminel dhe ‘peshkaqen i fajdeve’ nga ana e Veliajt ishte gjithashtu i pranishëm në seancë. Ai shtoi se asnjë prej banorëve nuk ka marrë asnjë shkresë vendimi për prishjen e banesave të tyre.

Banorët e “5 Majit” protestuan një ditë më parë para Kuvendit të Shqipërisë, por askush nuk denjoi që t’i takonte ata, si nga ana e maxhorancës, ashtu edhe nga ana e Opozitës. Kjo protestë vjen pas shembjes së 7 banesave te ‘5 Maji’ në 19 janar. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit. Ndërkohë që shumë shpejt i njëjti skenar pritet që të ndodhë edhe në Laprakë, ndaj dhe prej disa muajsh banorët kanë dalë çdo ditë në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre.

Banorët e 5 Majit kanë kaluar ditët më të ftohta në rrugë. Ata u nxorrën me forcë nga Policia e Shtetit nga banesat e tyre. Ata kanë paditur drejtorin e IMT-të Tiranë dhe kanë premtuar se do t’i mbrojnë shtëpitë e tyre. Qytetarët kanë kërkuar bisedime me qeverinë dhe bashkinë e të kompensohen sipas çmimit të tregut për prishjen e banesave të tyre, kërkesë që nuk u është realizuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

U vetëprangos në taracën e shtëpisë, banori: 11 efektivë më dhunuan, e kam me video

Banori i 5 Majit: Qato më tha, pa firmë kam shembur gjysmën e Tiranës

Banori i 5 majit: Shteti më çon nga shtëpia private në pallat me një vendim të IMT

Banori i 5 Majit lexon shkresën që u çon Bashkia: Heq dorë nga prona, pa pretendime

‘Ligjet’/ Marku:Nuk jam në listën që do shemben banesat,projekti prek shtëpinë time

Veliaj e quajti “peshkaqeni i fajdeve”, Marku i pranishëm në Komisionin e Ligjeve

Iu shemb banesa në ‘5 maj’, Marku: A nuk meritoj një shtëpi në një nga 6 kullat?

Policia e tërhoqi zvarrë, Liza Marku sherr me Bushkën: Jam malësore nuk trembem hiç

VD-U nxor me forcë, letra e Liza Markut: Mariglen Qato më tha ‘do marrësh leshtë!

Nano raporton për ‘5 majin’ dhe largohet, Alibeaj: S’ke pse ikën me vrap!

Shembja e banesave në ‘5 maj’, Nano: Kemi përdorur forcë proporcionale

‘Ligjet’, Gogu-Alibeajt: Je drejtuesi politik i gjithë Ultësirës Perëndimore

Nano raporton për ‘5 majin’ dhe largohet, Alibeaj: S’ke pse ikën me vrap!

VD-Korreshi lëshon gojën: Nëse Veliaj thotë që i ka prej hekuri, të vijë këtu

VD-Alibeaj kërkon Veliajn në Komision, Bushka: U kujtuat pas dy vitesh për ‘5 majin’

Veliaj nuk vjen në Komisionin e Ligjeve për ‘5 majin’, opozita: E presim!

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore elson marku erion veliaj komisioni i ligjeve 28 janar 2022 liza marku elson marku erion veliaj komisioni i ligjeve 28 janar 2022 liza marku

Sondazh

Poll