Aktualitet

Kushte ekstreme, pa energji/ Vdes e moshuara në Fier, familjarët: Ngriu nga i ftohti

28 Janar 2022, 07:19 Nga DOSJA
Kushte ekstreme, pa energji/ Vdes e moshuara në Fier, familjarët:

FIER– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Një grua 66-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të të ftohtit ekstrem me temperaturat që shkonin deri në -17 gradë. Liljana Sema, është viktima e cila mësohet se jetonte e vetme në një kasolle, pa energji elektrike në fshatin Ferras.

Baçi Gjoleka ishte ai që gjeti të motrën e pajetë. Për mediat ai ka deklaruar se e gjeti të ngrirë nga i ftohti, ndërsa thekson se i ishte ndërprerë energjia elektrike për shkak se nuk kishte patur mundësi ta paguante. Bashkëshorti ishte ndarë nga jeta, ndërsa 2 prej fëmijëve kanë emigruar herët në Itali. Djali i të ndjerës, Kushtrim Sema shprehet se e ëma jetonte në kushte shumë të vështira dhe se mblidhte kanaçe për të jetuar. Ai pretendon se 66-vjeçarja i kishte paguar dritat deri në muajin dhjetor, e megjithatë energjia i ishte ndërprerë, duke mos i lënë mundësinë që të kishte qoftë dhe një ngrohëse për të përballuar ditët e acarta që përfshinë vendin.

Sema kishte 1 vit që jetonte pa energji elektrike sepse i ishte ndërprerë për shkak se ishte debitore që nga vitit 2007. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar se nuk është e vërtetë që i është ndërprerë së fundmi energjia por zonja kishte 1 vit pa energji elektrike, duke qënë se është debitore që nga viti 2007.

Rasti i ngjashëm me të Fierit ka ndodhur javë më parë në Sarandë, ku u gjet një e pajetë për shkak të të ftohtit.

ZHVILLIMET ORËS PAS ORE:

Kushte ekstreme/Vdiq nga ACARI, pamjet nga banesa në Fier, qeni i vetëm në divan

E moshuara ndërroi jetë nga acari/ KMD: Diskriminim ndërprerja e energjisë

E moshuara humbi jetën nga i ftohti, drejtori i OSHEE në Fier: Ishte debitore

Vdekja e së moshuarës në Fier, familjarët: E gjetëm të ngrirë, 10 ditë pa drita

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier liljana sema vdekje ne fier vdes gruaja nga i ftohti fier liljana sema vdekje ne fier vdes gruaja nga i ftohti

Sondazh

Poll