Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, 1 person i lënduar nga përplasja e makinës me murin

27 Janar 2022, 18:36 Nga DOSJA
Aksident në Gjirokastër, 1 person i lënduar nga përplasja e

GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se një person me iniciale K.A ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Për shkak të kësaj përplasje drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup. Ai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaku i përplasjes ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur ngjarjen.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gjirokastër gjirokaster aksident në gjirokastër gjirokaster

Sondazh

Poll