Sport

Në shoqërinë e një trafikanti dhe pistoletë me vete, arrestohet sulmuesi i Sassuolos

27 Janar 2022, 18:30 Nga DOSJA
Në shoqërinë e një trafikanti dhe pistoletë me vete,

URUGAJI-Nicolas Schiappacasse është arrestuar në Uruguaji për posedim të një arme zjarri. Lojtari aktualisht te Penarol, por në pronësi të Sassuolo-s po shkonte drejt stadiumit me tre shokë të tjerë, qëllimi nuk ishte të shikonin ndeshjen miqësore midis Penarol dhe Nacional, por t’i jepnin një armë një ultras.

Në vitin 2022 Sassuolo e bleu nga Atletico Madrid për 300 mijë euro. I konsideruar si Aguero i ri lojtari zhvilloi vetëm dy ndeshje në Itali, pastaj erdhi huazimi te Penarol. El Pais raporton se mbrëmjen e djeshme, Schiappacasse u ndalua nga policia e Montevideos për një kontroll normal rutinë, por një 9 mm u gjet në makinën e tij të mbështjellë brenda një xhupi në pronësi të sulmuesit, i cili dyshohet se shpjegoi se duhej t’i dorëzonte armën një tifozi të pranishëm.

Sulmuesi ishte në shoqërinë e tre shokëve, njëri prej të cilëve kishte të kaluar si trafikant droge. Futbollisti aktualisht është i arrestuar, në pritje të gjykimit, karriera e tij futbollistike tashmë mund të ketë përfunduar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport nicolas schiappacasse sassuolo nicolas schiappacasse sassuolo

Sondazh

Poll