Sport

Percassi përshëndet Gosens: “Ai e meritonte Interin, ka dhënë kaq shumë për ne”…

27 Janar 2022, 11:44 Nga DOSJA
Percassi përshëndet Gosens: “Ai e meritonte Interin, ka

ITALI – Kalimi i Robin Gosens te Interi ishte një nga goditjet befasuese të javës së fundit të merkatos në Serie A. Anësori gjerman, pas ekzaminimeve të zakonshme mjekësore, do të zyrtarizojë kalimit te zikaltrit nga Atalanta.

Administratori i klubit bergamask Antonio Percassi, shpjegon edhe arsyen e marrëveshjes: “Gosens na dha shumë. Ai kishte ambicie të shkonte në një klub të madh dhe e meritonte. Ne vazhdojmë gjithsesi, jemi të mbuluar”.

Në përshëndetjen e anësorit gjerman, Percassi la të kuptohej se mund të mos vijë shpejt zëvendësuesi për Atalantën, i cili në atë pjesë të fushës ka investuar te Boga.

Një emër ishte ai i Cambiaso së Genoas, por administratori Percassi ka dribluar çdo emër: “Nuk e njoh. Miranchuk, nga ana tjetër, do të qëndrojë me ne,”- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport antonio percassi atalanta i bëri vetes një dhuratë robin gosens te interi antonio percassi atalanta i bëri vetes një dhuratë robin gosens te interi

Sondazh

Poll