Sport

KUPË/ Partizani-Dinamo bëjnë paqe, kualifikimi vendoset në ndeshjen e dytë

27 Janar 2022, 18:07 Nga DOSJA
KUPË/ Partizani-Dinamo bëjnë paqe, kualifikimi vendoset në

TIRANË– Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Partizanit. Ndeshja e parë çerekfinale ka përfunduar me shifrat 1-1 dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Tedi Cara zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t, duke përfituar nga një pasiguri e portierit Simoni, ndërkohë që në minutën e 43-të, Ibraimi vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Në fragmentin e dytë të lojës, Partizani i Mehmetit i shkoi shumë pranë golit të dytë me Malën dhe Koten, por pa sukses. Vlen të theksohet se në sfidën e kthimit, që do të luhet pas 2 javësh, nuk do të ketë vlerë goli në fushën kundërshtare, për shkak të rregullores që është ndryshuar së fundmi në të gjitha kompeticionet.

E.Ç (Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo partizani dinamo partizani

Sondazh

Poll