Sport

Trajneri Edy Reja: “Solidarizohem me Dukën, politika nuk ka vend në futboll”!…

27 Janar 2022, 11:14 Nga DOSJA
Trajneri Edy Reja: “Solidarizohem me Dukën, politika nuk ka vend

ITALI – Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Shqipëri, kur pranë shtëpisë së presidentit të FSHF-së, Armand Duka u vendos një eksploziv, ka tronditur jo vetëm botën e futbollit shqiptar, por edhe atë europian.

Në lidhje me këtë çështje, gazeta e madhe italiane, “Corriere Dello Sport” ka intervistuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja.

Në një prononcim të shkurtër për gazetën prestigjioze italiane, ai i shpreh solidaritetin e plotë presidentit Duka, teksa lidhur me ndërhyrjet e fundit të politikës në futboll, thekson se politika nuk ka vend në këtë sport.

“Dua të shpreh solidaritetin tim të plotë për presidentin Duka. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë të shihja një incident të ngjashëm të kësaj natyre, më vjen vërtetë keq për Dukën. Kam dëgjuar rreth disa polemikave në Shqipëri, por mund të them që politika nuk ka vend në futboll. Me Federatën Shqiptare të Futbollit po bëjmë një punë të jashtëzakonshme. Do të ishte mëkat të prishej apo të vihej në diskutim”, – është shprehur trajneri Reja për prestigjiozen “Corriere Dello Sport”.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport  “il messaggero” “euro 2020” në “wembley” edoardo reja gazeta e madhe italiane kombëtarja kuqezi e drejtuar nga edi reja trajnerin e kombëtares shqiptare  “il messaggero” “euro 2020” në “wembley” edoardo reja gazeta e madhe italiane kombëtarja kuqezi e drejtuar nga edi reja trajnerin e kombëtares shqiptare

Sondazh

Poll