Sport

Cristiano Ronaldo i fiksuar për qenë mbi të tjerët, bllokon faqen Transfermarkt

27 Janar 2022, 18:13 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo i fiksuar për qenë mbi të tjerët, bllokon

ANGLI- Cristiano Ronaldo ka bllokuar në Instagram faqen e specializuar për vlerën e lojtarëve Transfermarkt, pasi kjo e fundit e ka vlerësuar kartonin e portugezit 75 milionë euro. Sulmuesi ishte pjesë e 11 lojtarëve që janë pjesë e agjentit të njohur Jorge Mendes. Në krahët e sulmit ishin Bernardo Silva, James Rodriguez dhe Angel Di Maria.

Por pavarësisht se ishte lojtari i dytë më i shtrenjtë në skuadër, CR7 u ndje i zhgënjyer sepse ai nuk vlente më shumë se 100 milionë, aq sa ylli i Manchester City-t, Bernardo Silva. “Ai u dërgoi një mesazh djemve tanë në rrjetet sociale”, tha për The Athletic Christian Swartz, koordinator i Tranfermarkt.

“Ata iu përgjigjën, shpjeguan dhe i thanë: “Futbollistët në moshën tënde janë të paktë me këtë vlerë, ti je deri tani numri një”. Mendoj se ishte 30-50 milionë paund diferenca (mes Ronaldos dhe lojtarit tjetër në listë), dhe më pas ai dërgoi disa emoji dhe më pas na bllokoi”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo manchester united cristiano ronaldo manchester united

Sondazh

Poll