Sport

Shkarkohet Milovan Rajevac, nuk është më trajneri i kombëtares së Ganës…

27 Janar 2022, 11:00 Nga DOSJA

GANA – Duke u larguar i eliminuar nga nga Kupa e Afrikës, pa fitoren më të vogël dhe në vendin e fundit në grupin C, pas Marokut, Gabonit dhe Komoros, kombëtarja ganeze do të rindërtohet.

“Guri” i parë i këtij revolucioni u regjistrua të mërkurën në mbrëmje, me shkarkimin e trajnerit Milovan Rajevac. Tekniku 68-vjeçar serb kishte vetëm katër muaj që ishte kthyer në punë, për detyrën e tij të dytë në krye të “Yjeve të Zinj”.

Ai u riangazhua në shtator, pasi Gana pati një fillim të dobët në kualifikimet e Kupës së Botës 2022, por arriti të kualifikohet për në ndeshjet “play-off” të marsit, ku do të përballet me Nigerinë.

Për kujtesë, Rajevac ishte në stolin e kësaj kombëtareje edhe kur Gana arriti në çerekfinale të Kupës së Botës në 2010.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gabonit dhe komoros kupa e afrikes pas marokut tekniku 68-vjeçar serb gabonit dhe komoros kupa e afrikes pas marokut tekniku 68-vjeçar serb

Sondazh

Poll