Sport

Mungon uji i ngrohtë në dhomat e zhveshjes, Skënderbeu-Teuta drejt shtyrjes

27 Janar 2022, 12:52 Nga DOSJA
Mungon uji i ngrohtë në dhomat e zhveshjes, Skënderbeu-Teuta

KORÇË-Ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë rrezikon të mos luhet. Temperaturat e ulëta në Korçë,  terreni i mbuluar me dëborë tani më në stadiumin “Skënderbeu” mungon dhe uji në dushet e dhomave të zhveshjes.

Delegati i ndeshjes, Uvil Zajmi, e ka bërë të qartë se nuk janë kushtet për t’u luajtur, edhe pse dy klubet duan ta zhvillojnë e “ta heqin qafe” këtë sfidë, përtej kushteve të vështira. Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por mesa duket ky është një vendim që do të mund të merret në orën zyrtare të fillimit të takimit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport skenderbeu teuta skenderbeu teuta

Sondazh

Poll