Aktualitet

4 ditë maleve me dëborë për një jetë më të mirë, ngrin marokeni në Librazhd

27 Janar 2022, 15:17 Nga DOSJA
4 ditë maleve me dëborë për një jetë më

LIBRAZHD– Një 22-vjeçar, shtetas maroken i identifikuar si Selim Muhamed Idriz është gjetur i ngrirë dhe i shtrirë në rrugë në qytetin e Librazhdit. I riu mësohet se është pikasur në oborrin e xhamisë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, nga hoxha i fshatit, Fatmir Xhoxha. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Librazhdit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Por gjendja e këmbëve të tij që rezulton të kenë marrë djegie të shumta nga i ftohti kanë bërë që 22-vjeçari të transportohej drejt spitalit në Tiranë, konkretisht në repartin e djegieve. Para uniformave blu, marokeni ka deklaruar se prej katër ditësh kishte udhëtuar maleve nga Maqedonia e Veriut drejt Librazhdit.

Ai është futur në Shqipëri në mënyrë ilegale në rrugë tokësore, por kur ka mbërritur në qytetin e Librazhdit ka humbur ndjenjat e ka përfunduar i shtrirë në tokë. Moti i ftohtë gjithashtu ka përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore dhe ka bërë që t’i ngrijnë gjymtyrët. Synimi i emigrantëve nga vendet e treta është të gjejnë një jetë më të mirë në Evropë, por nuk kanë qenë të pakta rastet kur në tentativë e sipër e kanë humbur atë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

EMRI/ U gjet i ngrirë në Librazhd, marokeni: Udhëtova 4 ditë maleve

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet librazhd marokeni i ngrire ne librazhd librazhd marokeni i ngrire ne librazhd

Sondazh

Poll