Aktualitet

Vrasja e Lames dhe Saliut! SPAK drejt përfundimit të hetimit, akuza nesër

27 Janar 2022, 12:42 Nga DOSJA
Vrasja e Lames dhe Saliut! SPAK drejt përfundimit të hetimit, akuza

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është drejt përfundimit të hetimeve për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Prokurori i çështjes ka komunikuar akuzat e ngritura ndaj Lulzim Berishës, Indrit Rusit dhe Viktor Ymerit, duke lajmëruar se mbi ta rëndojnë: “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa nesër pritet që akuzat për këto ngjarje t’i komunikohen edhe personave të tjerë të vënë nën hetim, Emiljano Shullazit e Indrit Taullaut. Deri më tani Lulzim Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që në 7 dhjetor të vitit që lamë pas, Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Dosja.al, raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. I penduari Luftar Reçi ka dëshmuar se si u përgatit e gjithë ngjarja e ekzekutimit në makinë të Klodian Saliut, ndërkohë që tregoi se të gjithë së bashku kishin bashkëpunuar për të ekzekutuar me tritol C4 Vajdin Lamajn, brenda një ashensori.

SI NDODHËN dy vrasje të bujshme që tronditën Shqipërinë në 2005?

Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas dhe që prej asaj kohe gjithnjë është përfolur se pas ngjarjes qëndronte Lulzim Berisha. Ngjarja e dytë kriminale, që SPAK akuzon grupin si ekzekutor është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet indrit rusi klodian saliu lulezim basha vajdin lamaj viktor ymeri indrit rusi klodian saliu lulezim basha vajdin lamaj viktor ymeri

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2022, 13:39

Opinion/ Ballkani dhe kutia (e re) e Pandorës

GREQI – Pavarësisht progresit të konsiderueshëm, rajoni i Ballkanit ndoshta nuk duket shumë ndryshe në periudhën post-pandemi nëse nuk zhvillohet një sens...