Aktualitet

EMRI/ U gjet i ngrirë në Librazhd, marokeni: Udhëtova 4 ditë maleve

27 Janar 2022, 15:34 Nga DOSJA
EMRI/ U gjet i ngrirë në Librazhd, marokeni: Udhëtova 4 ditë

LIBRAZHD– Selim Muhamed Idriz, është 22-vjeçari nga Maroku që u gjet me gjymtyrë të ngrira në Librazhd. I riu mësohet se është pikasur në oborrin e xhamisë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, nga hoxha i fshatit, Fatmir Xhoxha. Këmbët e tij rezultojnë të jenë me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.

Dy orë pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, i riu është përmendur dhe ka deklaruar para policisë së prej katër ditësh kishte udhëtuar maleve nga Maqedonia e Veriut drejt Librazhdit.

Kam udhëtuar katër ditë maleve nëpër dëborë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë,”– mësohet të ketë thënë ai. Aktualisht ai ndodhet në reparin e djegieve në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar.

LAJM KRYESOR:Gjendet i ngrirë marokeni 22-vjeçar në Librazhd

(F.m/Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet marokeni i ngrire ne librazhd marokeni i ngrire ne librazhd

Sondazh

Poll