Aktualitet

Kapen me dokumente falso në Portin e Durrësit, arrestohen 2 të rinj nga Kosova

27 Janar 2022, 15:30 Nga DOSJA
Kapen me dokumente falso në Portin e Durrësit, arrestohen 2 të

DURRËS- Dy shqiptarë nga Kosova janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi akuzohen për falsifikim dokumentash. Të prangosurit, të identifikuar me iniciale H., 29 vjeç dhe B. P., 19 vjeç, të dy banues në Kosovë, u kapën nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të kalonin kufirin, me dokumente të dyshuara të falsifikuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit M. H., 29 vjeç dhe B. P., 19 vjeç, të dy banues në Kosovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin, me dokumente të dyshuara të falsifikuara,”-njofton Policia.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres durres

Sondazh

Poll