Aktualitet

VD-Vrasja për GJAKMARRJE/ Përvathi lihet në burg, familjarët lotojnë, i riu buzëqesh

27 Janar 2022, 11:07 Nga DOSJA
VD-Vrasja për GJAKMARRJE/ Përvathi lihet në burg, familjarët

LEZHË– Florian Përvathi u la në ‘arrest me burg’ ditën e sotme nga Gjykata e Lezhës. 17-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarr Lekë Lekëgjonajn, në fshatin Manati të Lezhës do të vuajë dënimin me burg. Jashtë ambienteve të gjykatës ishin të pranishëm familjarë të të riut, të cilët shpërthyen në lot kur mësuan për vendimin.

Avokati mbrojtës i të miturit Andi Duraj, tha se dhe ai është vetë viktimë në këtë krim të rëndë që ka ndodhur, pasi sipas tij ka qenë pa kujdes nga shteti, në momentin që ka mbetur jetim. I riu është filmuar nga kamerat i buzëqeshur, duke mos harruar dhe ti përshëndesë. Shenja e 17-vjeçarit tregon dhe një herë se ai nuk shfaq pendesë për krimin që sipas tij është kryer për të marrë hakun e babait.


17-vjeçari vendosi të merrte hakun e të atit, Gjon Përvathi, i cili u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Përvathi shkoi në oborrin e 65-vjeçarit mëngjesin e ditës së hënë duke e qëlluar me armë zjarri e duke e lënë të vdekur në vend. I riu vendosi që të vetëdorëzohej në polici, duke dëshmuar se mori hakun e babait.

VRASJA e babait të Përvathit: Gjon Përvathi, i cili u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën Pasi kreu vrasjen, Lekgjonaj u vetëdorzua në Polici, duke pranuar edhe plagosjen e dy personave të tjerë po në të njëjtën ngjarje. Lekgjonaj, teksa tentonte që të largohej nga skena e krimit, kishte aksidentuar edhe djalin e madh të viktimës e të afërmin e tyre, por fatmirësisht kësaj here pa i kushtuar jetën. Megjithatë drama në jetën e 4-vjeçarit (asokohe) nuk përfundoi këtu. Në gjendje të rënduar psikologjike, nëna e 17-vjeçarit, Martine Përvathi vendosi që të ndërmerrte një akt të rëndë duke i thënë fund jetës, po të njëjtën ditë me vrasjen e të shoqit, pasi mendoi se edhe i biri kishte ndërruar jetë. Duke lënë kështu jetimë 4 fëmijë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përvathi u la në burg/Avokati: Rasti i parë që kemi dy viktima! E kemi nxitur krimin

I buzëqeshur! Momenti kur Florian Përvathi del nga Gjykata, përshëndet familjarët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj

Sondazh

Poll