Aktualitet

Lavazhieri e goditi me grusht,arrestohet pronari i makinës,tentoi ta vriste me armë

27 Janar 2022, 15:21 Nga DOSJA
Lavazhieri e goditi me grusht,arrestohet pronari i makinës,tentoi ta vriste

VLORË– Një person i shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, është arrestuar sot. Bëhet fjalë për Arbër Shollaj, 43 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person tjetër, ditën e fundit të ndërrimit të viteve. Shollaj kishte çuar makinën për të larë më 31 dhjetor 2021, por aty është konfliktuar me një nga punonjësit e lavazhit. Shkëlzen Gjoni, 36 vjeç, punonjës i lavazhit, e ka qëlluar me grusht pronarin e makinës, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Por fatëmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga konflikti mes tyre.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arber shollaj policia e vlores shkëlzen gjoni vlore arber shollaj policia e vlores shkëlzen gjoni vlore

Sondazh

Poll