Aktualitet

Lëvizje prokurorësh, Llaho kalon në Sarandë, Shehu në SPAK

27 Janar 2022, 15:21 Nga DOSJA
Lëvizje prokurorësh, Llaho kalon në Sarandë, Shehu në

TIRANË – Kledian Llaho do të drejtojë Prokurorinë e Sarandës. Ai zëvëndëson Alfred Shehun, i cili iu bashkua Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit (SPAK).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi para disa ditësh transferimin e Llahos nga Vlora në Sarandë. KLP miratoi unanimisht lëvizjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës drejt organit të akuzës së Sarandës.

Llaho ka disa vite që shërben në detyrën e prokurorit, ku pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka pasur në prokurorinë e Vlorës.

Pjesë më të madhe të karrierës prokurori Kledian Llaho e ka kaluar në Prokurorinë e Vlorës. Fillimisht ai nisi si oficer në Durrës dhe më pas u kalua te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Me vendim të ish-presidentit Bamir Topi, Llaho u vendos në prokurorinë e Vlorës. Ai ka menaxhuar dhumë dosje penale lidhur me vrasjet dhe abuzimet me pronat në Karaburin dhe Zvërnec.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll