Aktualitet

PROTESTA/ Banorët e 5 Majit dhe të Laprakës para Kuvendit. I ‘vënë drynin’ Bashkisë

27 Janar 2022, 08:44 Nga DOSJA
PROTESTA/ Banorët e 5 Majit dhe të Laprakës para Kuvendit. I

TIRANË– 8 ditë pas shembjes së banesës së tyre, banorët e ‘5 Majit’ kanë “bashkuar” forcat me ata të zonës së Laprakës dhe kanë protestuar për më shumë se një orë para derës së Kuvendit. Që prej orës 9:30, ata janë grumbulluar para godinës së Kuvendit duke pritur që kryeministri Edi Rama ose ndonjë përfaqësues tjetër i qeverisë t’i jepte zgjidhje problemit të tyre, por janë braktisur edhe nga opozita.

Me pankarta në duar dhe me Nënë Lizën në krye, që u shndërrua simbol i protestës së ‘5 Majit’, kanë kërkuar një takim me deputetët duke theksuar se nuk do të firmosin asnjë marrëveshje pa pasur një dëgjesë publike që t’u tregojë me saktësi se kur do t’i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re dhe të marrin garancinë se do të dëmshpërblehen me çmimin e tregut. Sipas tyre, në dokumentin që u është dhënë nga zyrtarë të Bashkisë nuk ka asnjë datë se kur do u jepet shtëpia e re.


Edhe shumë deputetë të opozitës e maxhorancës u futën nga dera kryesore për në sallë, sërish askush nuk ndaloi që të bashkëbisedonte me ta. Përveç anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit! Tubimit iu bashkuan Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi, por fjalën e mori vetëm Noka. Në fjalën e tij, Noka tha se projekti i Unazës se Re dhe te ‘5 Maji’ tregon bashkëpunimin e Edi Ramës, Erion Veliajt me Lulzim Bashën. Pasi edhe këta të fundit shkuan në Kuvend, banorët e ‘5 Majit’ dhe të Laprakës u zhvendosën në ambientet e Bashkisë së Tiranës, por edhe atje u përballën me një derë të mbyllur. E në simbolikë, portës kryesore të Bashkisë i vunë drynin nga jashtë. 

Kjo protestë vjen pas shembjes së 7 banesave te ‘5 Maji’ në 19 janar. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit. Ndërkohë që shumë shpejt i njëjti skenar pritet që të ndodhë edhe në Laprakë, ndaj dhe prej disa muajsh banorët kanë dalë çdo ditë në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zhvendoset protesta/ Banorët e ‘5 Majit’ dhe të Laprakës shkojnë te Bashkia

Protesta/ Shembja e banesave, Noka: Bashkëqeverisja s’ka brirë!

Të gjithë i lanë vetëm! Noka e Këlliçi tek protesta, i dalin në krah qytetarëve

Kuvend/ Në protestë, qytetarja tregon HORRORIN: Më thanë vdiq burri, ishte gjallë

E nxorën nga banesa! E moshuara: S’kam armë, ta mësojë Rama dhe bukuroshat deputetë

E njohën nga larg! Banorët thirrje demokratit: Po hajde thuaje një fjalë për ne…

Përballja me policinë, qytetari: Ja si më keni tërhequr zvarrë, të vijë dhe Rama

Protesta para Kuvendit,banorët e ‘5 majit’ e Laprakës përplasen me Policinë: Na lini

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e 5 majit banoret e laprakes protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022 protestat e banoreve perballe kuvendit banoret e 5 majit banoret e laprakes protesta per shembjen e banesave 27 janar 2022 protestat e banoreve perballe kuvendit

Sondazh

Poll