Aktualitet

U fsheh! Mes tyre e një grua, grupi që tentoi të eliminonte policët në Fushë-Krujë

27 Janar 2022, 11:22 Nga DOSJA
U fsheh! Mes tyre e një grua, grupi që tentoi të eliminonte

TIRANË– 3 persona janë vënë në prangat e Policisë së Shtetit janë vënë në pranga pasi akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë ndaj uniformave blu të vendit. Ngjarja ka ndodhur më 14 janar të këtij viti, e po atë ditë u raportua sikur thjesht automjeti nuk i ishte bindur urdhërit për të ndaluar, e më pas si një aksident, por duket se ngjarja ka qenë më e rëndë. Pas mjeti, të cilit i ishin vënë në ndjekje forcat e Policisë, u përplas me bordurën e rrugës, në tentativë për t’u larguar pa u kapur nxorrën edhe armët duke shtënë ndaj efektivëve të Policisë. Megjithatë fatmirësisht nuk kishin shënuar të lënduar. Pas hetimeve, në kuadër të operacionit “Storm”, Policia ka arritur që të zbulojë se kush ishin përgjegjësit, duke vënë në pranga Ibrahim Difajn, Shpëtim Krajën dhe një grua, e cila është identifikuar me iniciale E. V.


NJOFTIMI I PLOTË:

“Vrasja e mbetur në tentativë e punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ngjarje e ndodhur më datë 14.01.2022, në Fushë-Krujë, autor të dyshuar të të cilës janë shtetasit Ibrahim Difaj, Shpetim Kraja dhe shtetasja E. V.

Më datë 14.01.2022, në Qafë Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, drejtuesi i të cilit nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.

LAJMI KRYESOR: Tentuan të vrasin efektivë/ Aksion në Kurbin, finalizohet “Storm-i”, 5 të arrestuar

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim difaj operacioni storm policia e shtetit shpetim kraja ibrahim difaj operacioni storm policia e shtetit shpetim kraja

Sondazh

Poll