Aktualitet

Sherri brenda lavazhit!Tentoi të vriste një person natën e Vitit të Ri, kapet autori

27 Janar 2022, 13:54 Nga DOSJA
Sherri brenda lavazhit!Tentoi të vriste një person natën e Vitit

VLORË– Arbër Shollaj është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shollaj akuzohet pasi më datë 31 dhjetor 2021 ka tentuar që të vrasë me armë zjarri personin me inicialet Sh.Gj, 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

NJOFTIMI:

Tentoi ta vriste me armë zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës 31.12.2021, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arber shollaj arrestim ne vlore vlore arber shollaj arrestim ne vlore vlore

Sondazh

Poll