Aktualitet

Operacion antidrogë në Mat, 14 të arrestuar, 1 në kërkim. Përgjoheshin prej 2 vitesh

27 Janar 2022, 14:29 Nga DOSJA
Operacion antidrogë në Mat, 14 të arrestuar, 1 në

MAT– 14 persona kanë përfunduar në komiariatin e Policisë së Matit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Paraprakisht bëhet me dije se ky grup ka qenë nën monitorim e në përgjim prej dy vitesh nga Prokuroria e Matit.

Ende nuk janë zbardhur emrat e personave të prangosur apo të të shpallurit në kërkim.

Nuk dihen detaje në lidhje me sasinë e drogës që mund të ketë trafikuar ky grup, destinacionet apo itinerarin që mund të kenë ndjekur në lidhje me trafikun e lëndës narkotike. Policia e Matit nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacion antidroge ne mat operacion antidroge ne mat

Sondazh

Poll