Aktualitet

U dha se ishte aksident! Tentuan të vrasin efektivët në Krujë, pse e fshehu Policia

27 Janar 2022, 11:12 Nga DOSJA
U dha se ishte aksident! Tentuan të vrasin efektivët në

TIRANË– Disa efektivë të Policisë së Shtetit janë qëlluar me armë zjarri teksa ndodheshin në krye të detyrës, por disa javë më parë lajmi u raportua si një aksident. Sot, në konferencën për shtyp në kuadër të operacionit “Storm”, drejtori i Drejtorisë Vendore Lorenc Paganika dha detaje të reja, ndërkohë që u pyet edhe se përse ngjarja ishte fshehur nga publiku. Lidhur me pyetjen e gazetarëve, si Paganika por edhe kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, përmendën si arsye sekretin hetimor.


PJESË NGA KONFERENCA:

PYETJA: Pse nuk është raportuar tentativa për vrasjë në Fushë Krujë, pse u raportua si aksident?

Lorenc Paganika: Jo është raportuar, është dhënë komunikatë.

Elisabeta Imeraj: Nuk e nxjerrim çdo të dhënë në faqe të parë të gazetave. Misioni ynë është i tillë dhe është i parashikuar me norma përkatëse. Japim garanci se vijon detyra jonë dhe do t’i shërbejmë sa më mirë publikut.

LAJMI KRYESOR: Tentuan të vrasin efektivë/ Aksion në Kurbin, finalizohet “Storm-i”, 5 të arrestuar

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni storm operacioni storm

Sondazh

Poll