Aktualitet

Përvathi u la në burg/Avokati: Rasti i parë që kemi dy viktima! E kemi nxitur krimin

27 Janar 2022, 14:07 Nga DOSJA
Përvathi u la në burg/Avokati: Rasti i parë që kemi dy

LEZHË– Avokati i Florian Përvathit, Andi Duraj ka dhënë deklaratën e tij për mediat pasi doli nga Gjykata e Lezhës. Ai sqaroi se viktima e parë është 65-vjeçari që humbi jetën nga 4 plumbat, dhe i dyta autori i veprës, pasi sipas tij është rritur me urrejtje dhe se “nga pak të gjithë ne” e kemi nxitur këtë krim.

“Nuk pritej një vendim tjetër, për shkak të veprës, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Është rasti i parë që ka dy viktima. Viktima e parë është 65-vjeçari dhe e dyta që nuk besoj të jetë e fundit, autori i veprës penale. Nga pak të gjithë e kemi nxitur të kryejë kështu lloj krimesh, si gjakmarrja, qoftë media, qoftë opinioni shoqëror që është rritur me një urrejtje të tillë. Klienti im në konflikt me ligjin është fëmijë, mos ta harrojmë këtë, ishte shumë i tronditur. Ngjarja në tërësi është një nga më të rëndat dhe ka vetëm viktima.” U shpreh avokati.

LAJMI KRYESOR: Vrasja për GJAKMARRJE/ Florian Përvathi lihet në burg, familjarët shërthejnë në lot

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andi duraj andi duraj

Sondazh

Poll