Aktualitet

Atentati dështoi në Fushë Kuqe!”Koka” e kujt do hiqej për 20 mijë€, kapet porositësi

27 Janar 2022, 11:16 Nga DOSJA
Atentati dështoi në Fushë Kuqe!”Koka” e kujt do hiqej

TIRANË– 20 mijë euro janë paguar për të bërë eliminimin e Alfred Gjokën, disa muaj më parë në zonën e Fushë Kuqes. Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi morën 20 mijë euro nga Robert Laci për të eliminuar 34-vjeçarin Alfred Gjoka, i cili është punonjës pranë hidrovorit të Lezhës. Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin po udhëtonte ka pësuar dëme të vogla materiale. Ndërkoëh që nuk dihet as shkaku për porositjen e atentatit. 


NJOFTIMI I PLOTË:

“Vrasja” e mbetur në tentativë e shtetasit A. Gj., ndodhur më datë 17.08.2021, në vendin e quajtur fshati Adriatik, Fushë Kuqe. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci. Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj.

LAJMI KRYESOR: Tentuan të vrasin efektivë/ Aksion në Kurbin, finalizohet “Storm-i”, 5 të arrestuar

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfred gjoka ibrahim difaj ilirian feçi operacioni storm robert laci alfred gjoka ibrahim difaj ilirian feçi operacioni storm robert laci

Sondazh

Poll