Sport

Vlahovic kushton shtrenjtë! Juve i detyruar të shesë, ja kush janë të sakrifikuarit

27 Janar 2022, 08:57 Nga DOSJA
Vlahovic kushton shtrenjtë! Juve i detyruar të shesë, ja kush

ITALI- Blerja e Dusan Vlahovic nga Fiorentina i kushtoi 75 milionë euro Juventusit. Një shifër vërtetë e madhe sa ka bërë që drejtuesit të mendojnë për merkaton në dalje dhe për të lehtësuar masën e pagave. Problemi më i madh për bardhezinjtë është koha e limituar për të shitur ato që konsiderohen si të padëshirueshëm. Lojtarët në listë janë pak a shumë të njëjtë: nga Ramsey, i cili vazhdon të refuzojë çdo destinacion dhe sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të qëndrojë aty ku është, deri te Arthur, i cili është gati të kalojë në Premier League te Arsenal me një huazim 18 mujorsh.

Realisht, emri në krye që duhet të shitet është ai i Dejan Kulusevskit, për të cilin para dy vitesh u bë një investim i rëndësishëm, por që në realitet nuk e ka bindur trajnerin e Juventusit.Do të ishte edhe Bentancur, një tjetër lojtar jo tamam ndër të preferuarit e Allegrit, por për të çështja është edhe më e ndërlikuar.Në rast se largohet uruguajani, Allegri kërkon zëvendësuesin e tij, qoftë numerik.

Për të mos përmendur Alvaro Morata-n, Barcelona do preferonte ta merrte në huazim, por që është ende i bllokuar nga Dembele, i cili nuk dëshiron të largohet nga Katalonja.Përveç kësaj, në Torino po merren edhe me çështjen Dybala, mes një rinovimi që duket gjithnjë e më i vështirë dhe numrit të blerësve potencialë që po rritet dita ditës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport allegri juventus kulusevski ramsey allegri juventus kulusevski ramsey

Sondazh

Poll