Sport

Trajneri i Argjentinës, Leo Scaloni me Covid-19, nuk do të udhëtojë drejt Kilit…

27 Janar 2022, 06:11 Nga DOSJA
Trajneri i Argjentinës, Leo Scaloni me Covid-19, nuk do të

ARGJENTINE – Trajneri i kombëtares argjentinase Lionel Scaloni është ende pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të drejtojë ekipin e tij të premten në ndeshjen kundër Kilit në Calama, në kuadër të kualifikueseve për botërorin “Katar 2022”.

“Unë vazhdoj të jem pozitiv, kështu që nuk mund të udhëtoj drejt Kilit”. E njëjta gjë vlen edhe për ndihmësin e tij Pablo Aimar, i cili ka qenë në kontakt të ngushtë me Scalonin dhe për këtë arsye ai është detyruar të qëndrohë në izolim.

Kështu, që kombëtaren e Argjentinës, në këtë takim kundër Sanchez dhe shokëve të tij të skuadrës, do ta drejtojë dyshja e dy asistentëve të tjerë të Scalonit, e përbërë nga ish-lojtari i Interit dhe Romës, Walter Samuel dhe ish-napolitani Roberto Ayala.

Vlen të theksohet se Argjentina me 29 pikë, së bashku me Brazilin që kryeson renditjen në zonën e Amerikës së Jugut me 6 pikë më tepër, e kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin “Katar 2022”. Në këto ndeshje është lënë pushim dhe nuk është thirrur edhe kapiteni i “albicesteve”, ylli Lionel Messi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport agjenti i sulmuesit argjentinas bashkëshortja e leo messit lionel scaloni trajneri i kombëtares argjentinase agjenti i sulmuesit argjentinas bashkëshortja e leo messit lionel scaloni trajneri i kombëtares argjentinase

Sondazh

Poll