Sport

Ambra Angiolini e mbyll historinë, nuk do të flasë më për Max Allegrin

27 Janar 2022, 10:02 Nga DOSJA
Ambra Angiolini e mbyll historinë, nuk do të flasë më

ITALI – Pas përfundimit të historisë së dashurisë me Massimiliano Allegrin, e cila shkaktoi kaq shumë diskutime, Ambra Angiolini është rikthyer për të folur për shtypin.

Te “Messaggero” aktorja dhe prezantuesja foli për karrierën dhe rritjen e saj private dhe profesionale. “Plagët janë mundësi. Më ka ndodhur t’i transformoj falë kinemasë”, – shpjegoi ajo. Më pas, saktësoi: “Allegri? Nuk dua ta prek atë temë, preferoj ta lë punën time të flasë”.

Një plagë ende e hapur për Ambrën, e cila ka vendosur të mos flasë më për Allegrin. Një zgjedhje e ngjashme me atë të trajnerit të Juventusit, i cili e ka përsëritur vazhdimisht se nuk ka ndërmend të flasë për jetën e tij të dashurisë. Ambra dhe Allegri i thanë lamtumirë njeri-tjetrit pas katër vitesh. Sipas thashethemeve, ajo ka përfunduar për shkak të një tradhtie të tij.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ambra angiolini marrëdhënies mes ambra angiolinit dhe massimiliano allegrit massimiliano allegri vrapoi për ta mbrojtur massimiliano allegrin ambra angiolini marrëdhënies mes ambra angiolinit dhe massimiliano allegrit massimiliano allegri vrapoi për ta mbrojtur massimiliano allegrin

Sondazh

Poll