Sport

Matuidi nuk është më në planet e Inter Miamit, përshëndet me Shtetet e Bashkuara…

27 Janar 2022, 06:59 Nga DOSJA
Matuidi nuk është më në planet e Inter Miamit,

SHBA – Aventura e mesfushorit Blaise Matuidi te skuadra Inter Miami e anglezit David Beckham ka marrë fund.

Ish-futbollisti i juves ishte nën kontratë me klubin nga Florida deri në dhjetor, por rrugët e të dyve janë gati të ndahen, pasi thuhet se francezi nuk është më pjesë e planeve të skuadrës.

Për të konfirmuar këtë, mjafton fakti se ai nuk është i pranishëm në listën e lojtarëve të regjistruar për sezonin e ardhshëm, ku sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain do të mbajë fanellën me numrin 10.

Gjithsesi, ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar, qoftë nga klubi amerikan, por edhe nga mesfushori. Kampioni i botës, francezi Blaise Matuidi kishte zbritur në Miami në verën e vitit 2020, ku ka luajtur 42 ndeshje dhe duke shënuar 2 gola.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anglezit david beckham blaise matuidi david beckham ndalohet nga policia ditelindja e david beckham gonzalo higuain te skuadra inter miami anglezit david beckham blaise matuidi david beckham ndalohet nga policia ditelindja e david beckham gonzalo higuain te skuadra inter miami

Sondazh

Poll