Sport

Wijnaldum: “Punoj për t’u rikuperuar, por po studioj frëngjisht për t’u integruar”

27 Janar 2022, 06:03 Nga DOSJA
Wijnaldum: “Punoj për t’u rikuperuar, por po studioj

FRANCE Duke folur drejtpërdrejt në Twitch, holandezi Georginio Wijnaldum ka folur edhe për dëmtimin e tij, që i ndodhi gjatë ndeshjes kur PSG u përball me Brestin, më 15 janar.

“Menjëherë e kuptova që ishte paksa serioze, por prita të përfundonte pjesa e parë. Shkova direkt në dhomat e zhveshjes, ku fizioterapistët përcaktuan natyrën e saktë të dëmtimit tim, ishte një ndrydhje e kaviljes. Tani jam më mirë, por koha e rikuperimit varet nga secili lojtar. Gjatë procesit të rikuperimit, unë punoj shumë fort, madje edhe më shumë se normalisht”.

Mesfushori holandez ka folur edhe për integrimin e tij në Paris: “Po shkon mirë. Kam ardhur në një klub të ri, në një ligë të re. Mësoj çdo ditë nga bashkëlojtarët dhe stafi. Të gjithë më kanë ndihmuar shumë për t’u përshtatur. Ne e njohim njëri-tjetrin pak më shumë çdo ditë. Po mësoj edhe frëngjisht, është e rëndësishme për integrimin tim.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport georginio wijnaldum gjatë ndeshjes kur psg holandezi georginio wijnaldum mesfushori holandez në paris stacioni i policisë në parisë georginio wijnaldum gjatë ndeshjes kur psg holandezi georginio wijnaldum mesfushori holandez në paris stacioni i policisë në parisë

Sondazh

Poll