Sport

Brinjë e dëmtuar dhe Bregu Fildishtë i eleminuar, çfarë natë e keqe për Kessie!

26 Janar 2022, 20:01 Nga DOSJA
Brinjë e dëmtuar dhe Bregu Fildishtë i eleminuar,

AFRIKË– Milan në ankth për Franck Kessie. Mesfushori 25-vjeçar i Milanit dhe Bregut të Fildishtë u detyrua të largohej nga fusha për shkak të dëmtimit në minutën e 30-të të takimit në raundin e 1/8-tave të finalës së Kupës së Afrikës.

Ai u dëmtua në brinjë në sfidën ndaj Egjiptit. Në orët në vijim priten edhe vizitat e thelluara mjekësore për mesfushorin e Milanit për të parë shkallën e tij të dëmtimit.Egjipti kaloi në çerekfinalet e Kupës së Afrikës pasi mposhti me penallti Bregun e Fildishtë.

Mohamed Salah dhe lojtarët e tjerë të ekipit u treguan më të saktë nga pika e bardhë duke i realizuar të pestë 11-metërshat, ndërkohë që gabimi i Bailly peshon shumë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bregu i fildishtë kessie bregu i fildishtë kessie

Sondazh

Poll