Sport

Certifikata e vaksinimit false, trajneri e pëson keq: pezullim nga futbolli dhe…

26 Janar 2022, 21:50 Nga DOSJA
Certifikata e vaksinimit false, trajneri e pëson keq: pezullim nga futbolli

GJERMANI-Federata Gjermane e Futbollit e ka përjashtuar nga futbolli për një vit trajnerin, Marcus Anfang.Ish-trajneri i Werder Bremenit, nuk do të lejohet të ushtrojë profesionin si trajner futbolli këtë sezon për shkak se kishte falsifikuar certifikatën e vaksinimit.

Ish-asistenti i tij në Bremen, Florian Junge, është gjithashtu i pezulluar nga gjykata sportive e DFB dhe është dënuar me gjobë.

Federata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar se Anfang nuk do të jetë në gjendje të drejtojë asnjë klub vitin e ardhshëm dhe se do të duhet të paguajë një gjobë prej 20 mijë eurosh.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gjermani marcus anfang werder bremen gjermani marcus anfang werder bremen

Sondazh

Poll