Sport

Milan me ethet e derbit, Pioli dhe tifozët mësojnë gjendjen fizike të Ibrahimovic

26 Janar 2022, 21:28 Nga DOSJA
Milan me ethet e derbit, Pioli dhe tifozët mësojnë gjendjen

ITALI- Një psherëtimë lehtësimi për Piolin përpara derbit kundër Interit të shtunën më 5 shkurt. Pas dëmtimit të Ibrahimovic në ndeshjen ndaj Juventusit, lojtari iu nënshtrua testeve instrumentale dhe përjashtuan çdo lloj dëmtimi.

Sipas klubit kuqezi, sulmuesi ka vetëm një lodhje në tendinën e djathtë të thembrës së Akilit. Lojtari është rikthyer të stërvitet pas dy ditëve pushim dhe tekniku Stefano Pioli do të jetë në gjendje të llogarisë sulmuesin suedez.Nga ana tjetër, do të vlerësohet edhe gjendja e Kessie, i dëmtuar në Kupën e Afrikës mes Bregut të Fildishtë dhe Egjiptit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll