Politike

PD Gjirokastër: Vendimi i Bashës për Tritan Shehun ka zero fuqi juridike

26 Janar 2022, 21:52 Nga DOSJA
PD Gjirokastër: Vendimi i Bashës për Tritan Shehun ka zero fuqi

TIRANË- Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër i ka kthyer pas vendimin për të emëruar Roland Bejkon drejtues politik të Qarkut, kryedemokratit Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, PD Gjirokastër ka deklaruar se vendimi i Bashës nuk ka asnjë fuqi juridike, pasi ai është vetëm një deputet. Gjithashtu është komunikuar se PD Gjirokastër njeh deputetin Tritan Shehu si të drejtues politik në rang Qarku.

Deklarata:

Deputeti Lulzim Basha nuk zotëron as de facto, e as de jure kompetencat e kryetarit të PDSH. Kësisoj, çdo akt dhe veprim i tij, është në kundërshtim flagrant me Statutin e Partisë dhe tërësisht i pavlefshëm. Caktimi i Z. Roland Bejko si “drejtues” politik i Qarkut Gjirokastër është në këtë kontekst i barazuar me zero nga fuqia juridike, politike dhe elektorale.

Anëtarësia e Partisë Demokratike të Gjirokastrës u shpreh sipas parimit “Një anëtar, një votë” në referendumin e datës 18.12.2021, me të cilin u çertifikua procesi i shkarkimit të datës 11 Dhjetor. E ftojmë Z.Bejko të qetësohet, të tejkalojë inatet, qejfmbetjet dhe mllefet e tij personale ndaj Drejtuesit Politik dhe Deputetit të Qarkut Gjirokastër Tritan Shehu, Kryetarit të degës sonë Dasho Alikos, apo edhe liderit historik Sali Berisha.

Politika zhvillohet me gjuhën e logjikës, dhe jo mbi baza sentimentesh. Fitoret si të Pirros, siç qe ky “emërim”, ndonjë pagesë e majme në daljet televizive, apo shpresa e gënjeshtërt për t’u bërë deputet janë pa ndonjë vlerë. Liria është zgjedhje, thotë Sartri. Secili bën zgjedhjet e veta, por zgjedhja është edhe përgjegjësi. Ne zgjedhim të jemi me demokratët. Partia Demokratike është e anëtarëve, dhe jo e kryetarëve!

Lexo edhe:

Ndryshon dhe drejtuesi politik i Gjirokastrës, Basha emëron Bejkon në vend të Shehut

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha pd gjirokaster roland bejko tritan shehu lulzim basha pd gjirokaster roland bejko tritan shehu

Sondazh

Poll