Politike

Zgjedhjet e pjeshme, caktohen selitë e ZAZ-ve dhe emërohen anëtarët e KZAZ-ve

26 Janar 2022, 21:43 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjeshme, caktohen selitë e ZAZ-ve dhe emërohen

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të plotësojë vakancat e krijuara në këshillat bashkiakë. Me anë të një postimi në facebook, bëhet me dije se gjatë seancës së sotme Komisioneri vendosi gjithashtu të caktojë masën e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore, të miratojë materialet zgjedhore që do të përdoren, dhe modelet e dokumentacionit të punës që do të përdorin KZAZ-të.

Në kuadër të përgatitjeve të procesit të zgjedhjeve të pjesshme të datës 6 Mars 2022, Komisioneri në seancën e sotme publike vendosi të caktojë masën e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore, të miratojë materialet zgjedhore që do të përdoren, dhe modelet e dokumentacionit të punës që do të përdorin KZAZ-të.  Komisioneri caktoi njësitë administrative ku do të krijohen selitë e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, emëroi anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, të propozuar nga Partia Demokratike, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Miratoi disa shtesa në udhëzimin nr.14, datë 9.6.2021, të KShZ, “Për caktimin e kritereve, procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar (audituesve ligjorë) dhe kushtet kontraktuale për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik dhe subjektet zgjedhore dhe kandidatët e tyre në fushatën zgjedhore”.

Gjithashtu, KShZ vendosi plotësimin e vakancave të krijuara në këshillat bashkiakë si më poshtë vijon:
– këshilli i bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Besmir Fatmir Markeçi;
– këshilli i bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Ramazan Halit Buci;
– këshilli i bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Demokracia Sociale, z. Orest Filip Malo;
– këshilli i bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Uniteti Kombëtar, zj. Armanda Hil Ndoka;
– këshilli i bashkisë Fier, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Flavjo Lelo Gjonaj;
– këshilli i bashkisë Mat, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë së Reformave Demokratike të Shqipërisë, zj. Arendina Qemal Gasa.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll